Është kapiten në fushë në mungesë të atij të dëmtuarit, Klej Tompson, ndërsa shpesh mban ekipin mbi supet e veta. Stefën Kërri jo gjithmonë është i detyruar që të bëjë gjithçka, pasi shokët e skuadrës po e mbështesin fort, gjithsesi ai nuk heq dorë nga “huqet”. Në ndeshjen e Golden Stejtit ndaj Atlantës, Kërri shënoi 50 pikë duke marrë vlerësimin tepër të lartë 31 pikë. Ai pati 14 realizime nga 28 gjuajtje, 9-19 për tri pikë dhe 13-13 në gjuajtjet e lira. Këri kapi 7 topa në tabela e shërbeu 10 asistë, si dhe vodhi 3 topa e bllokoi një gjuajtje. Në total humbi vetëm dy topa, diçka e shkëlqyer për aq shumë kohë sa e pati topin në duar. Golden Stejti fitoi 127-113 në fushën e vet, ndërsa sërish shënuan edhe lojtarët e tjerë, plot 8 prej tyre patën ndikim të madh përveç Kërrit. Golden Stejti ka 9 fitore e vetëm 1 humbje dhe padyshim cilësohet pretendent për titull.
Sfidanti.al