Dëmtimi i Pogbasë i prish seancën stërvitore Didie Deshampit

Trajneri i kampionëve të botës dhe i kampionëve të Ligës së Kombeve ishte katandisur të drejtonte vetëm dy lojtarë në fushën e stërvitjes, ndërsa është mësuar të ketë në dispozicion “armatën e madhe franceze”. Pol Pogna dhe Benzhamin Pavar ishin ata që po punonin me Didie Deshampin dhe stafin e tij, por shpejt kjo forcë zbriti në vetëm 50 për qind. Mesfushori i Mançester Junajtidit pësoi një dëmtim në këmbë ndërsa u përpoq të gjuante një top, dhe menjëherë ndaloi e madje briti me dhimbje. Ai i tregoi trajnerit të Francës se ku ishte dëmtimi, dhe pastaj u largua i shoqëruar nga një pjesëtar i stafit. Lojtarët e tjerë francezë ishin pushim pasi kishin luajtur në fundjavë. “Blutë” kanë ndeshje në shtëpi me Kazakistanin të shtunën, dhe pastaj kanë ndeshje në Finlandë në 16 nëntor për eleminatoret e Botërorit, diçka për të cilën mungesa e Pogbasë mund të mos prishë punë, por shqetësimi më i madh është për Mançester Junajtidin.

Sfidanti.al