Gjasula jep asist në Bundesligën e dytë, del fitues me Darmshtatin!

Afrohen ndeshjet e kombëtares dhe për fat përmirësohet forma e mesfushorit. Klaus Gjasula shërbeu asist për gol në Bundesligën e dytë gjermane, ndërsa skuadra e tij, Darmshtati arriti një fitore të rëndësishme 4-2 në fushën e Shalkes. Një fitore prestigjioze ndaj njërit prej ekipeve më të mirë në historinë e futbollit gjerman, dhe në njërin nga stadiumet më të bukur të botës. Gjasula luajti për 87 minuta duke shërbyer topin për golin e dytë të ekipit të tij (2-1) shënuar nga Honsak. Darmshtati është në vendin e katërt në renditje duke pasur shpresa për t’u ngjitur në Bundesligë.

Sfidanti.al