Fitorja ishte 2-0 ndaj Granadës dhe mesfushori i kombëtares shqiptare pati kënaqësinë që u kthye nga dëmtimi dhe ishte në fushën e lojës. Keidi Bare po e gjen veten tek Espanjoli, me të cilin u ngjit fillimisht në La Liga, ndërsa tani dëshiron që të ketë nivelin që t’i përgjigjet elitës së futbollit spanjoll. Me Baren në fushë, Espanjoli arriti të ngjitej në kuotën e 17 pikëve, duke qenë të paktën për një orë mbi Barcelonën. Më pas, katalanasit dolën mbi ekipin e Bares falë barazimit 3-3 ndaj Seltës dhe falë golaverazhit më të mirë. Kishtë 25 vjet që Espanjoli nuk ishte mbi Barcelonën në renditjen e La Ligës, qoftë edhe përkohësisht që nga sezoni 1995-1996.
Sfidanti.al