Botas, Hamilton, Verstapen, ja rendi i nisjes në Çmimin e Madh në Meksikë!

Duhen edhe 5 gara deri në përfundim të Botërorit të Formula 1 dhe kjo është faza finale e luftës për titull. Maks Verstapen kryeson renditjen me 12 pikë epërsi ndaj kampionit në fuqi, Ljuis Hamilton, ndërsa duket se do të duhet të zhvillojë një garë të vështirë në Çmimin e Madh të Meksikës siç e treguan provat zyrtare. Piloti holandez i Red Bulli doli vetëm në vendin e tretë me gati 3-4 të dhjetat ngadalësi në krahasim me fituesin Valteri Botas. Pas finlandezit, u rendit shoku i tij i Mercedesit, pra Hamiltoni që ka shpresë të rikuperojë ndaj Verstapenit. Deri tani, Red Bulli ka qenë më mirë me strategji, por nëse dy makinat Mercedes do të jenë të shpejta si në prova, atëherë holandezi do ta ketë të vështirë.

Sfidanti.al