Jurgen Bardhi bëhet “pasha” në Turqi, gol dhe asist për Tuzlasporin!

Lajmi më i mirë vjen nga Turqia. Jurgen Bardhi vazhdon të ketë një sezon shumë të mirë në Ligën e Parë të këtij vendi, duke qenë përcaktues në fitoren e ekipit të tij. Ish-sulmuesi i Partizanit, që shpreson të tërheqë vëmendjen e trajnerit të kombëtares, Edi Reja, shënoi gol për Tuzlasporin në fitoren 3-0 ndaj Denizlisporit. Bardhi u tregua i rëndësishëm sepse shënoi golin e parë, ndërsa po luhej pjesa e dytë. Më pas, krijoi asistin për golin e dytë dhe Tuzlaspori u kthye tek fitorja pas tri humbjeve radhazi.

Sfidanti.al