Sa shumë yje të futbollit po vuajnë nga zemra, ja edhe Aguero!

Nuk është në gjendjen e Kristian Eriksenit, edhe pse thuhet që danezi mund të luajë sërish futboll, ndonëse jo në Itali. Kun Aguero pati probleme me frymëmarrjen dhe dhimbje në gjoks gjatë ndeshjes së Barcelonës me Alaveshin (1-1) në stadiumin “Kamp Nou”, dhe u nxorr nga fusha e lojës. Vizitat mjekësore nxorrën se sulmuesi argjentinas ka aritmi të zemrës dhe do të duhet të bëjë një kontroll të plotë për zemrën përpara sesa të vendoset se çfarë do të bëjë me karrierën në futboll. Futbollisti 33-vjeçar u largua këtë verë nga Mançester Siti, si rekordmen i golave, dhe shpresoi të luante tek Barcelona në krah të Lionel Mesit, diçka që nuk ndodhi. Nuk dihet sesi do të jetë e ardhmja e Agueros, por e sigurt është që nuk e ndihmon dot ekipin në Champions, në ndeshjen në Ukrainë ndaj Dinamos së Kievit.

Sfidanti.al