Nuk ka lidhje me kampionatin gjerman, veçse me kupat e Europës, por gjithsesi goditja është po njësoj. Unioni i Berlinit mori një “mandatë” nga UEFA në prag të ndeshjes ndaj Bajernit në Bundesligë, duke u urdhëruar të mbyllë pjesërisht stadiumin për ndeshjen e ardhshme në shtëpi në Kupën e Konferencës. Kjo për shkak se disa tifozë berlinezë patën sjelle antisemite në sfidën ndaj Makabit të Haifas. Ata u përpoqën të digjnin një flamur izraelit, dhe ofenduan rreth 100 tifozë të Makabit që ishin në tribunë. UEFA urdhëroi që të mbylleshin disa sektorë të stadiumit (sektorët 13 e 14), si dhe urdhëroi klubin gjerman që të vendoste një banderolë të madhe me emrin e UEFA-s dhe me parullën “Jo Racizmit”. Natyrisht, pati mjaft tifozë të Unionit që i përkrahën tifozët izraelitë, ndërsa ky dënim nuk ka të bëjë me ndeshjen e sotme ndaj Bajernit ku në stadium do të jenë mbi 16 000 spektatorë.
Sfidanti.al