Ksavi pranon stolin e Barcelonës, katalanasit të paguajnë klauzolën 1 milionë euro!

Gjithçka është e kryer dhe shpenzimi do të jetë minimal. Në “Kamp Nou” e realizuan me sukses misionin “Ksavi”, pasi legjenda e madhe katalanse pranoi të bëhej trajner i Barcelonës. Ksavi, teknik tek Al Sadi në Katar, ra dakord me presidentin Zhoan Laporta e padyshim nuk do ta rëndojë klubin nga ana financiare duke pranuar një rrogë modeste, për vetë momentin e vështirë që po kalojnë gjigandët spanjollë. Mbetet vetëm të paguhet klauzola prej 1 milionë eurosh që kërkon Al Sadi, në bazë të kontratës, sepse Ksavi ka akord në Lindjen e Mesme deri në 2023. Ish-kapiteni i Barçës do të zëvendësojë trajnerin e shkarkuar Ronald Kuman, në ndeshjen e Championsit në Kiev ndaj Dinamos, ndërsa këtë fundjavë do të jetë në stol një trajner kujdestar.

Sfidanti.al