Trajneri i kuqezinjve ka 9 fitore e 1 barazim në 10 ndeshjet e para të Serisë A, diçka që ka ndodhur vetëm një herë për këtë ekip. Në 1954-1955, kur në stol ishte hungarezi Bela Gutman, dhe në përfundim Milani u shpall kampion i Italisë. Askush tjetër nuk ia ka dalë të paktën për 10 javët e para, ndërsa në stolin e shquar kanë qenë trajnerë të mëdhenj, që nga Nereo Roko, Saki, Kapelo apo Ançeloti. Tani, Stefano Pioli dëshiron të arrijë rekordin tjetër të Gutmanit, atë të 7 fitoreve radhazi. Po ashtu, synon të barazojë Sarrin, Rudi Garsinë dhe Alegrin që kanë arritur nga 10 fitore e 1 barazim në 11 javët e parë, kur ishin përkatësisht me Napolin, Romën e Juventusin.
Sfidanti.al