Barcelona bisedon me legjendën Ksavi për t’i dhënë stolin

Kontaktet kanë nisur shumë javë më parë, për të mos thënë edhe muaj më parë. Nuk mund të jetë ndryshe edhe përkundër rregullave të futbollit, që nuk arrijnë të përfshijnë gjithçka ndodh në prapaskenë. Barcelona ka nevojë jetësore për një trajner, ndërsa këtë nevojë e ka pasur shumë kohë më parë sepse bordi i klubit nuk kishte besim tek Ronald Kumani. Tashmë që holandezi u shkarkua del në pah lajmi se po bisedohet me Ksavi Hernandezin, legjendën e klubit që ndodhet si trajner në Lindjen e Mesme. Kontaktet kanë qenë më të hershme, por është pritur momenti i duhur që të konkretizohen, e pritet që të vazhdojnë edhe sot. Me gjasë do të ketë një akord, ndonëse vetë presidenti Laporta është shprehur më parë se Ksavi mund të mos jetë gati për detyrën e madhe.

Sfidanti.al