Nagelsmani e di se Bajerni do të testohet deri në limit ndaj Gladbahut

Rezultati i testit të tij të Kovidit nuk ishte shumë inkurajues, por gjithsesi trajneri bavarez mund të kënaqet nga gjendja e lojtarëve të tij. Leon Gorecka dhe Alfonso Dejvis kthehen në ekip dhe janë të gatshëm, ndryshe nga Julian Nagelsmani, i cili pret një sfidë shumë të fortë në Kupën e Gjermanisë ndaj Borusias së Mynshengladbahut. Përballja luhet nesër dhe për më keq në fushën e Gladbahut, aty ku kampionët barazuan me vuajtje 1-1 në javën e parë të Bundesligës. “Është përballja më e vështirë duke pasur parasysh çiftet e tjera, – thotë Nagelsmani, – Gladbahu është skuadër shumë e fuqishme fizikisht, dhe shumë e shpejtë. Di të bëjë presing të fortë, të kundërsulmojë duke u nisur nga thellësia. Ne do të testohemi deri në limit, nëse duam që të vazhdojmë në Kupë”. Ky konkurrim është tepër i vështirë dhe ndodhin shpesh të papritura, siç i ngjau vetë Bajernit që u eleminua vjet nga një rival thuajse amator.

Sfidanti.al