Nuk mjaftojnë Pedri, Dembele e Brejthuejt, por dëmtohet edhe De Jongu

Do të mungojë edhe holandezi për të dobësuar edhe më shumë mesfushën e Barcelonës dhe lojën korale që po përpiqet të ndërtojë trajneri Ronald Kuman. Frenki De Jong u dëmtua në derbin ndaj Realit në “Kamp Nou” dhe do të jetë disa kohë jashtë fushe. Ai i bashkohet mungesave të tjera si mesfushori Pedri, dhe sulmuesit Dembele e Brejthuejt, që e “sakatojnë” jo pak skuadrën katalanase. Lajmi i vetëm i mirë ishte kthimi i Kun Agueros nga dëmtimi, që hyri në fushë si zëvdëndësues në “El Klasiko” dhe shënoi golin e vetëm në humbjen 1-2. Nuk dihet saktë sesa mund të mungojë holandezi, por dëmtimi në gju mund të kërkojë të paktën një muaj.

Sfidanti.al