Këto nuk janë fjalë ende të vërtetuara, por kur i thotë një ish-futbollist i brendshëm, mund të besohen. Yjet e Mançester Junajtid po komplotojnë kundër trajnerit Ole Gunar Solskjer, sipas ish-legjendës së “djajve të kuq”, Geri Nevil. Analisti i sotëm i “Skaj Sportit” thotë se lojtarët në “Old Traford” po përdorin agjenci të marrëdhënieve me publikun dhe media sociale për t’i hedhur fajin trajnerit për dështimet e fundit të ekipit, siç ishte edhe humbja 0-5 me Liverpulin në shtëpi. Nëse është arritur deri këtu, nuk ka të ardhme të bashkuar tek Junajtidi, dhe me gjasë do të largohet trajneri. Nevil nuk tha se cilët lojtarë janë duke bërë veprime të tilla, por kuptohet që flitet për yjet kryesorë.
Sfidanti.al