Gjokoviç dhe antivaksinuesit e fituan “davanë” në Australi, por me karantine!

Njihet si një nga kundërshtuesit e mëdhenj për të bërë vaksinën për koronavirusin, një debat që ka nisur që vitin e kaluar dhe që po vazhdon. Novak Gjokoviç rrezikohej të mos merrte pjesë në Grand Slemin e parë të vitit 2021, në Australian Open, nëse vendosej si kusht vaksinimi, por duket se organizatorët kanë vendosur të ndjekin një linjë më të butë. Ata kanë shqyrtuar mënyrën sesi do të pranohen yjet në Melburn dhe për ata që nuk do ta kenë bërë vaksinën, do të jetë në fuqi një karantinë 2-javore, por jo detyrimi për t’u vaksinuar. Gjokoviç, numri 1 i botës, mund të thuhet se ka fituar betejën e tij ndonëse jo plotësisht.

Sfidanti.al