Një ftesë për Alegrin: Luaj me Dibalën e Kiezën, që të mos vuash!

“La Gazeta delo Sport” nuk ka dyshim dhe thotë se ajo që u pa në “San Siro” jep shenja të qarta. Juventusi i Masimiliano Alegrit, edhe pse po vazhdon serinë pozitive sërish duket një skuadër pa cilësinë e duhur për të bërë atë që bënte dikur, pra që dominonte Serinë A dhe fitonte titullin për vite me radhë. Përballë Interit, “Zonja e Vjetër” u duke kip i vogël për 60 minuta, dhe vetëm hyrja në fushë e Dibalës e Kiezës e ndryshoi. Atëherë, ftesa për teknikun është që nëse nuk rritet cilësia në fushë, nuk mund t’i shpëtohet vuajtjeve dhe fitoreve të vogla. Dibala, Kieza dhe brazilianët duket se janë çelësi.

Sfidanti.al