Emri i tij është Niko Ualsh dhe ai është djali i vajzës së legjendës së madhe të boksit, ndërsa dëshiron t’i ngjajë gjyshit. Niko Ali Ualsh është djali i Rashida Aliut, bijës së Muhamed Aliut, ndërsa ka zhvilluar me sukses ndeshjen e tij të dytë në boksin profesionist. Djaloshi 21-vjeçar fitoi në raundin e tretë me nokaut ndaj rivalit Xhejms Uestli II në ringun në Atlanta të SHBA-së. Aliu i ri e nisi karrierën në gusht me fitore që në raundin e parë ndaj Xhordan Uiksit. Nuk dihet nëse ai do të jetë si legjenda Ali, ndërsa garon në peshat e mesme, por padyshim që do ta provojë.
Sfidanti.al