Tifozi holandez merr njëherësh 48 gota birre, por nuk është rekord!

Ishte një ndeshje e Tventes në qytetin Enshede, dhe një personazh ra në sy shumë më tepër sesa lojtarët që ishin në fushë. Ai ishte një tifoz vendas, i quajtur Kristian Rëtgering, në moshën e re 23-vjeçare. Tifozi i Tventes u bë lajm sepse u fotografua ndërsa po mbante 48 gota plastike të mbushura me birrë dhe ato po ua dërgonte shokëve. Nuk dihet sesa shokë ishin bashkë në stadium, dhe sesa gota birre piu secili, por Kristiani tha me krenari se nuk derdhi asnjë pikë birrë, ndonëse pranoi se nuk kishte vendosur një rekord. Disa kohë më parë, një shok i tij me emrin Johen, mban rekordin me 50 gota birre.

Sfidanti.al