Man. Junajtid jo si Hansi Fliku, merr avionin 10 minuta për të … humbur!

Anglia nuk është ndonjë shtet tepër i madh, dhe nuk mund të krahasohet me të tillë si Rusia, Kina, SHBA, India, Australia apo Kanadaja, por gjithsesi 160 km rrugë nuk quhen shumë. Me një autobus të shpejtë apo me një tren, ti mund t’i përshkosh këto kilometra për 1 orë deri në 1 orë e 20 minuta, por Mançester Junajtidi gjykoi se do të kishte qenë më mirë që rrugën deri në Leister ta bënte me aeroplan. Kështu edhe ndodhi, ndërsa “djajtë e kuq” morën avionin vetëm për 10 minuta udhëtim ajror (!!!), në rrugën Mançester-Leister. Pasi shpërthyen kritikat sidomos pas humbjes 2-4, klubi i “Old Trafordit” mbrojti vendimin e tij duke thënë se ekipi do të kishte mbetur në trafik. Në të vërtetë, Mançester Junajtidi e mundi trafikun, por nuk fitoi dot ndeshjen, përkundrazi pësoi disfatë 2-4. Skuadra e trajnerit Solskjer nuk po bën si Gjermania e Hansi Flikut, trajneri i së cilës e ka zët ta marrë avionin për distanca të vogla.

Sfidanti.al