Pesë kandidatë në sprintin final për Topin e Artë

Ata janë Lionel Mesi, Karim Benzema, Robert Levandovski, Jorginjo dhe Kristiano Ronaldo. i pari dhe i fundit nuk mund të mungonin asesi nga gara për Topin e Artë, dhe mediat europiane theksojnë se dy gjigandët janë në garë. Mesi e Ronaldo kanë fituar të gjithë Topat e Artë që nga viti 2008 e deri më sot, me përjashtim të vitit 2018 kur triumfoi Luka Modriç, ndërsa në 2020 nuk pati dhënie çmimi për shkak të pandemisë, dhe kjo shkatërroi ëndrrat e Levandovskit. Mesi ka fituar Kupën e Amerikës, po shkëlqen me kombëtaren dhe ishte i mrekullueshëm me Barcelonën deri në maj duke fituar Kupën e Mbretit. Benzema po shkëlqen me Realin dhe Francën, me të cilën fitoi Ligën e Kombeve. Jorginjo ka fituar Championsin me Çelsin dhe Europianin me Italinë, ndërsa Levandovski fitoi sërish Bundesligën me Bajernin dhe ka shënuar më shumë gola se gjithë të tjerët. Ronaldo ishte gjithashtu shënues i madh dhe fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën me Juven.

Sfidanti.al