Triumfi i fundit i “Mbretit Cigan” ndaj Diontej Uajlderit ishte një tjetër hap drejt madhështisë, ndërsa në Angli ka nisur debati se kush mund të quhet boksieri më i shquar britanik në histori? Përpara Tajson Fjurit, në ringjet e peshave të rënda dominoi për një kohë të caktuar Lenoks Ljuisi, që mundi Majk Tajsonin, Evander Holifildon dhe Vitali Kliçkon përpara sesa të tërhiqej pa pranuar revanshin me ukrainasin. A është më i madh Ljuisi apo Fjuri? Specialisti i “Deili Meilit”, Xhef Pauell thotë se Fjuri do të quhet më i madhi nëse fiton ndaj yjeve të tjerë që mund të jenë kampioni i botës në 3 federata, Oleksandër Usik, ose ish-kampioni Entoni Xhoshua.
Sfidanti.al