PSG e Reali? Jo, skuadrat më të shtrenjta të botës i kanë anglezët

Ekipi i Maurisio Poçetinos, edhe me Nejmarin, Mbapenë, Mesin e Ramosin, nuk shkon më shumë se vendi i 7-të në këtë renditje. Vlera e skuadrave ka ndryshuar shumë këto vite dhe në vendet e para janë anglezët. Paris SG, me sheikët që kanë shpenzuar qindra milionë, mezi arrin në vend të 8-të. Në 3 vendet e para janë 3 ekipet anglezë. Podiumin e nis Çelsi me vlerë ekipi 946 milionë euro, Mançester Junajtidi është i dyti me 1.214 miliardë euro, ndërsa Siti është edhe më lart, në vend të parë me 1.280 miliardë euro.

  1. Siti 1.280 miliardë euro
  2. Junajtid 1.214 miliardë euro
  3. FCÇelsi 946 milionë euro
  4. Barcelona 896 milionë euro
  5. Bajern 890 milionë euro
  6. Liverpul 868 milionë euro
  7. Real M. 846 milionë euro
  8. Paris SG 808 milionë euro
  9. Dortmund 687 milionë euro

10.Atletiko M         662 milionë euro

Sfidanti.al