Detyrën e kreu më së miri dhe ishte në rolin e njeriut që shijon shfaqjen. Oleksandr Usik, pas fitores së titujve botërorë në peshat e rënda të boksit profesionist dhe pas pritjes si hero në Kiev, shkoi në tribunë VIP të “Stadiumit Republikan” të kryeqytetit të Ukrainës për të ndjekur ndeshjen e Championsit mes Shahtarit të Donjeckut dhe Interit të Milanos. Në një farë mënyre, personaliteti i ri i rëndësishëm i sportit ukrainas, u bë shembull frymëzimi për futbollistët e trajnerit De Xerbi të cilët arritën t’i shkëpusnin zikaltërve barazimin 0-0, kundër rrjedhës së lojës. Usik, në të kundërt, e pati fitoren ndaj Xhoshuas “sipas rrjedhës së lojës”, ndonëse u detyrua të luftonte në fushë kundërshtare, në stadiumin e Totenhemit në Londër ndaj një boksieri anglez.
Sfidanti.al