Dy gola, njëri më i bukur se tjetri, por përfundimisht vlejtën vetëm për një pikë. Endri Çekiçi ka bindur tashmë përfundimisht si një nga lojtarët më të talentuar të Superligës së Turqisë, një kampionat aspak i keq, pas përvojës pozitive në Ligën e Parë të Sllovenisë. Mesfushori sulmues shqiptar ndihmoi Konjasporin të barazonte 2-2 në fushën e vet me Trabzonsporin, një ndeshje që duhej ta kishte fituar, por që e barazoi për shkak të një autogoli qesharak. Sidoqoftë, në aspektin personal, Çekiçi është në kulmin e karrierës, duke shënuar disa gola, e duke luajtur në nivele të larta, gjë që premton për vazhdimin e karrierës, si dhe për kontributin në kombëtaren shqiptare.
Sfidanti.al