Mos vallë zakonet gjermane kanë ndryshuar kaq shumë? A është e mundur që tek Bajerni i Mynihut të rrezikojnë të përzihen nga Bavaria si “dorëshpuar”? Lajmet janë që trajneri Nagelsman po kërkon shërbimet e Timo Vernerit në janarin e ardhshëm, ndërsa mediat pranë klubit dhe pranë tifozëve shkruajnë se jo vetëm që sulmuesi i Çelsit do të jetë një sukses në “Alianc Arena”, por edhe që Bajerni mund të marrë edhe Erling Halandin. Media “Punët bavareze të futbollit” (Bavarian Football Ëorks) shkruan se Verneri ka treguar se mund të luajë në krah të një qendërsulmuesi tjetër (siç është Halandi). Gjithsesi, problemi për Bajernin nuk është teknik, por financiar. Verneri nuk do të vinte pa 50-60 milionë euro (ose në huazim), jo me rrogë të vogël, ndërsa Halandi ka shpenzime shumë më të mëdha.
Sfidanti.al