59 vjet më parë, si u shua një Mançester

Si sot, 59-vjet më parë është shënuar një aksident tragjik ajror, ku në bordin e një avioni të rrëzuar ishte skuadra e Mançester Junaited, pas kualifikimit për në gjysmëfinale të Kupës së Evropës, ku kishte mposhtur Crvena Zvezdën e Beogradit. Në atë ngjarje të tmerrshme, humbën jetën pot 23 persona, duke përfshirë edhe anëtarë të stafit të skuadrës legjendare angleze.

Prej asaj kohe, Mançesteri e ka kujtuar atë tragjedi dhe një gjë e tillë do të vazhdojë të bëhet çdo vit, sikurse ka ndodhur nga viti 1958, kur avioni po udhëtonte pas një ndalese në Mynih.