Tek Barça i japin “gajret” vetes me Memfis Depain dhe … Stërlingun!

Rezultatet në fushë dihet sesi janë dhe humbjet turpëruese nuk po ndahen, madje që në fillim të sezonit. Barcelona është në “ethe” prej vitesh, këtë herë më shumë se më parë duke mos pasur Mesin, ndërsa mediat katalanas duan të ngrenë moralin me histori pozitive. Një nga ato histori është ajo që thotë Memfis Depai, normalisht lojtari më i mirë “blaugrana” deri tani, se “ende nuk kam arritur nivelin tim më të mirë”. Natyrisht, një Depai edhe më i mirë do të ndihmonte. Në gazetat e Barcelonës ka lloj-lloj historish për fanelën e këtij sezoni dhe të sezonit që vjen, por edhe një “rrëfenjë” për fatin e Rahim Stërlingut. Lojtari ndoshta më i mirë iAnglisë në Europian nuk është i kënaqur tek Mançester Siti sepse nuk po luan titullar. Pavarësisht se Guardiola e hodhi në fushë që nga minuta e parë ndaj Sauthemptonit, sërish sulmuesi nuk pëlqehet shumë për skemat e tanishme, dhe Barça shpreson të realizojë ndonjë mrekulli verën e ardhshme me formula shkëmbimi lojtarësh. Sa për para “të thata”, as nuk bëhet fjalë.

Sfidanti.al