Europiani tregoi ndikimin afatgjatë të Antonio Kontes në futboll

Trajneri italian është vlerësuar lart nga e përditshmja më e vjetër dhe më e lavdishme britanike, “Tajmsi” i Londrës (The Times), ku opinionisti i vitit, Mat Dikinson, thekson se ndikimi i Antonio Kontes është afatgjatë në futbollin modern dhe u duk qartë në Euro 2020. “Rizbulimi i lojtarëve të krahut në Europian tregon ndikimin më të fundit të Kontes në lojën e futbollit”, shkruan e përditshmja angleze duke cituar raportin teknik të UEFA-s për ndeshjen në Kampionatin Europian. Mediat italiane i bëjnë jehonë kësaj dhe “La Gazeta delo Sport” shkruan se Konte është vendimtar edhe duke mos qenë në stol. Sipas raportit, plot 15 skuadra përdorën skemën me 3 mbrojtës, duke i dhënë përparësi lojtarëve të krahut (skema 3-5-2), ashtu siç bën edhe trajneri tjetër italian, Edi Reja, në kombëtaren e Shqipërisë. Konte përdori këtë skemë tek Interi, por edhe tek Çelsi dhe tek Italia.

Sfidanti.al