Nuk e ka thënë me gojën e tij Ronald Kumani, por agjenti i tij, Rob Jansen, dhe kjo mjafton. Në “Kamp Nou” punët janë vërtet shumë keq, dhe sidomos po bëhen edhe më keq me ato që po dalin në “sipërfaqe”. Një dokumentar i botuar së fundmi, tregon sesi Jansen e quan Zhoan Laportën “hipokrit të nivelit të lartë”. Këto kanë qenë biseda që janë bërë në verë, ku agjenti e akuzoi presidentin e Barcelonës se në fillim donte ta shkarkonte Kumanin, por pastaj u ndikua nga njerëzit e tjerë në klub, e pastaj doli në konferencë për shtyp duke thënë se “me trajnerin jemi miq”. Vetë Kuman thotë se i ka komunikuar presidentit që “ti je ai që duhet të vendosësh, ma thuaj nëse mendon se nuk duhet ta drejtoj ekipin por mos më lër varur”.
Sfidanti.al