Beker në krah të Gjokoviçit: Mjaft e cilësuat si “djalin e keq”

Gjermani ka qenë në krah të serbit, dhe e ka stërvitur ndonëse jo për një kohë shumë të gjatë. Gjithsesi, e mjaftueshme që ta njohë si person, sepse si lojtar e njeh gjithë bota, dhe ndërkaq Boris Beker e sheh të arsyeshme t’i dalë në krah për ta mbrojtur nga ajo që e cilëson “padrejtësi”. “E njoh Novakun si njeri dhe si lojtar dhe mund të them vetëm fjalë të mira për të, – thotë Bekeri, – mediat dhe publiku duhet të mësohen me faktin se ka 3 lojtarë të mëdhenj dhe njerëz të mëdhenj, dhe jo vetëm dy. Nuk duhet të vazhdojnë me historinë se Gjokoviçi është gjithnjë i keqi, dhe Rozher Federeri e Rafael Nadali janë të mirët. Është e padrejtë. Pas asaj që ndodhi në US Open, me reagimin e publikut, mendoj se kjo gjë do të jetë ndryshe”.

Sfidanti.al