Agjenti i tij, Mino Raiola, njeh vetëm një lloj “sporti”, atë të fitimit të parave. Kjo duket se po e nxit që ta largojë klientin Pol Pogba nga Mançester Junajtidi, ndonëse pak ditë më parë u tha se ardhja e Kristiano Ronaldo ia kishte ndryshuar mendjen francezit. Mediat angleze shkruajnë se mesfushori paska një dashuri të veçantë për Juventusin, siç e thotë Raiola. “Juventusi mbetet në zemrën e tij”, – thotë italo-holandezi, që duket se do të lëvizë “gurët” që Pogbaja të kthehet në Torino. “Ekziston një mundësi që kjo të ndodhë”, – thotë ai. Gjithsesi, kjo duket më shumë një strategji për të rritur fitimet e mundshme për vete dhe për futbollistin, pasi edhe Mançester Junajtidi do që ai të nënshkruajë një kontratë të re (e vjetra përfundon verën e ardhshme), por është folur edhe për interesim të Paris SG dhe të Realit të Madridit.
Sfidanti.al