Është kampion i botës në peshat e rënda, po ashtu si Entoni Xhoshua, ndërsa ka një moment të vështirë përpara tij. Tajson Fjurit nuk po i vjen mbarë karriera për një sfidë tërësisht angleze pikërisht ndaj Xhoshuas, ndërsa duhet të ndeshjet për së treti herë me amerikanin Diontej Uajlder. Lufta është përcaktuar për në 9 tetor, sipas vendimit të një gjykate amerikane, dhe kjo i dha fund përpjekjeve të Fjurit për të siguruar superduelin me Xhoshuan. Po sikur anglezi ta injorojë vendimin e gjykatës? “Në një rast të tillë do të rrezikoja të gjobitesha plot 80 milionë USD, – thotë vetë Fjuri, – kështu janë gjërat. Ndeshja mes nesh duhej të ishte zhvilluar më herët, por ndodhi Kovidi. Gjykata vendosi kështu dhe unë nuk kam çfarë të bëj”. Gjithsesi Fjuri është i bindur se “Beteja e Britanisë”, më e madhja e boksit britanik, ndaj Xhoshuas do të ndodhë.
Sfidanti.al