Prag Shqipëri-San Marino, do të dijmë ta luajmë ndeshjen që duhet fituar?!

Është nga ato ndeshje që shpesh nuk dimë t’i luajmë. Kombëtarja shqiptare ndeshet sot në 20:45 me San Marinon në “Elbasan Arena” dhe objektivi i detyrueshëm është fitorja. Nuk mund të pritet apo të tolerohet rezultat tjetër, përballë një rivali shumë më pak cilësor, ndërsa kuqezinjtë premtojnë se luftojnë për kualifikim në finalet e Kupës së Botës. Nëse marrim tri pikët, dhe nëse Polonia nuk mund dot Anglinë sot në Varshavë, kalojmë përkohësisht në vendin e dytë në grup. E sigurt është që trajneri Edi Reja do të luajë me skemë sulmuese, edhe pse ka dyshime sesi do të jetë ajo, 3-4-3 apo 3-4-1-2. Në portë këtë herë është Tomas Strakosha.

Në mbrojtje mund të jetë vetëm një ndryshim, me Mihajn apo Hoxhallarin në fushë, dhe me Ismajlin apo Gjimshitin që mund të pushojë. Elseid Hysaj mund të jetë në krah të majtë ose të djathtë, në varësi të skemës, me Baren që është titullar i sigurt, ndoshta me Laçin në krah, por ndoshta Ramadanin ose Çekiçin. Dyshime për skemën e sulmit, me treshen Bajrami-Manaj-Uzuni ose Bajrami-Cikalleshi-Manaj. Shqipëria e ka fituar 2-0 ndeshjen e luajtur në San Marino, me golat e shënuar nga Manaj e Uzuni. Kombëtarja është e treta në grupin i me 9 pikë pas 5 ndeshjeve, 1 pikë prapa Polonisë dhe 2 pikë mbi Hungarinë që pret Andorrën në Budapest.

Formacioni i mundshëm (3-4-3)

Strakosha

Ismajli (Mihaj) Kumbulla Gjimshiti

Doka Bare Laçi Hysaj

Bajrami Manaj Uzuni

Sfidanti.al