Në 3 janar 2019, pra më shumë se dy vjet e gjysmë më parë, sulmuesi francez pësoi një lëndim në dorë pasi u përplas me Mark Bartrën e Betisit. Karim Benzema pati dëmtim në gisht dhe që nga ajo kohë, ai luan duke ruajtur dorën dhe gishtin sepse nëse do të ketë dëmtim tjetër, do të duhet të bëjë operacion dhe të humbasë disa ndeshje për Realin. Mungesa do të ishte plot 2 muaj, diçka e madhe dhe lojtari si dhe klubi janë përpjekur që kjo të mos ndodhë. Gjithsesi, Benzema ka probleme me gishtin pasi nuk mundet ta lëvizë si të tjerët, siç duket nga kjo foto e shkrepur kur u bashkua me kombëtaren e Francës në Klerfonten.
Sfidanti.al