Jo vetëm goli i shënuar ndaj Greqisë, por edhe forma që tregoi në fushën e lojës bënë që Vedat Muriqi të veçohej nga të tjerët. Nëse kishte një lojtar vërtet të rrezikshëm të Kosovës ndaj grekëve, në eleminatoret e Kupës së Botës, ky ishte sulmesi shtatlartë, i cili siguroi barazimin ndërsa rrezikoi me një gjuajtje në pjesën e dytë. Muriqi ishte rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen greke. Kjo paraqitje nuk i ka shpëtuar mediave italiane dhe “La Gazeta delo Sport” shkruan se forma super e Muriqit për Kosovën mund të ndryshojë hierarkinë tek Lacio, pra t’i japë më shumë mundësi shqiptarit që të aktivizohet. “La Gazeta” veçon edhe lojtarë të tjerë që luajnë në Serinë A si Dëmfris (Holandë) dhe Milenkoviç (Serbi).
Sfidanti.al