UEFA e klubet europiane s’janë vetëm, tifozët në rruzull kundër FIFA-s për Botërorin!

Propozimi ishte për Kupën e Botës që të jetë një herë në dy vjet, ashtu si edhe për Kampionatin Europian. Ky ishte mendimi i hedhur publikisht nga FIFA, por menjëherë erdhi kundërshtimi i UEFA-s dhe i klubeve kryesorë të Europës. Tashmë, ata nuk janë vetëm sepse mediat botërore raportojnë që 58 grupime tifozësh në të gjithë rruzullim kanë dalë kundër FIFA-s. “Ne nuk kemi nevoje për më shumë Kupa Bote, – kanë thënë ata, – ne duam të kemi kampionatet tona dhe kupat nëpër kontinente”. Këto grupime i përkasin të 6 konfederatave të futbollit që bëjnë pjesë në FIFA, pra kontinenteve të ndryshme. Ideja për Botërorin çdo dy vjet u hodh nga presidenti Xhani Infantino dhe Arsen Vengeri.

Sfidanti.al