E tillë gjendja e klubit që kishte parashikuar të arrinte i pari shifrën e 1 miliardë eurove të ardhura në një vit, dhe që kishte borderonë më të lartë të rrogave në botë me mbi 700 milionë euro. Shkapërderdhja e të ardhurave, dhe gabimet në investime sollën rrëzimin e “perandorisë” katalanase të menaxhuar shumë keq nga administrata e ish-presidentit Bartomeu, aq sa kur erdhi presidenti i ri, Laporta, pak kishte mbetur për t’u bërë që të shpëtohej situata. Largimi i Suarezit u pasua me atë të Mesit e Grizmanit, u ulën rrogat ndjeshëm, por as kaq nuk mjaftoi. Kun Aguero, përforcimi i ardhur nga Mançester Siti, tregon se tek Barcelona po kursehet edhe energjia elektrike, pasi prozhektorët ndizen vetëm 30 minuta para fillimit të seancës stërvitore. Nuk dihet nëse politika e kursimit “kudo e në çdo gjë” do ta shpëtojë gjendjen.
Sfidanti.al