“Doktor” Saki flet për sëmundjen e Juves: Një ekip i ngopur!

Njeriu nuk arrin ta kuptojë, dhe kjo vihet re vetëm pas përballjes me diçka tjetër. Juventusi po ndjen ndoshta atë që kanë ndjerë perandoritë e suksesshme njerëzore, si ajo romake, otomane apo kineze, që u rrëzuan pasi u dobësuan e u kalbën nën efektin edhe të fitoreve. Këtë e thotë Arrigo Saki, analisti i shquar i futbollit, ndërsa flet për “La Gazeta delo Sportin”. “Juventusi që pashë ndaj Empolit m’u duk një skuadër e ngopur, – tha ai, – dhe që nuk kishte as ide të qarta. Natyrisht, është fillimi dhe nuk dua të bëj konkluzione para kohe, por ndeshja ndaj Empolit duhet të jetë një alarm”. Për Sakin, Milani është rival i rrezikshëm sepse nuk e ka humbur modestinë ndaj dhe është gati të japë maksimumin.

Sfidanti.al