Ndoshta mund të kishte qenë ndryshe nëse do të kishin luajtur deri në fund, 11 vetë kundër 11-ve. Nuk ndodhi kështu dhe kur ekipi mbetet me 10 futbollistë, ai e pëson më shumë është sulmuesi. Romelu Lukaku e ndje një gjë të tillë, kur Risi Xhejms mori karton të kuq në fund të pjesës së parë, dhe ai pati vetëm 8 prekje topin në 90’ në “Anfild” në duelin Liverpul-Çelsi. Kjo do të thotë më pak sesa dy portierët, Alison i vendasve dhe Mendi i miqve. Po ashtu, duelet e tij me Van Dajkun ishin të forta, dhe mbrojtësi holandez i Liverpulin në përgjithësi arriti ta përballonte mirë sulmuesin belg. Pritet që me kalimin e javëve, Lukaku të bëhet edhe më i mirë për Çelsin, por po ashtu duhet të jetë edhe për Van Dajkun që sapo është kthyer nga dëmtimi.
Sfidanti.al