Fitorja 4-0 ndaj Hanoverit nuk ishte aspak gjë e vogël, dhe konfirmoi atë që Darmshtati po e merr veten dhe se do të jetë një faktor në Bundesligën e dytë gjermane. Në radhët e ekipit modest gjerman është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, i cili luajti sërish 90 minuta në suksesin kundër Hanoverit në javën e 5-të. Gjasula është kthyer sërish luftëtari që ishte në kohën kur luante për Paderbornin, duke lënë pas periudhën e vështirë që pati tek Hamburgu. Nuk dihet nëse Darmshtati do të arrijë të bëjë mrekullinë që bëri Paderborni, duke u ngjitur në Bundesligës, por e sigurt është që Gjasula e ka marrë veten plotësisht dhe kjo i vlen vetë lojtarit, ekipit të tij si dhe kombëtares shqiptare.
Sfidanti.al