Artet marciale “zbarkojnë” në Durrës, një fitore dhe një humbje profesioniste për Shqipërinë!

Vera ende është e nxehtë, por edhe më shumë e bëjnë luftërat sportive. Në Durrës, përpara ndërtesës së Bashkisë, u zhvillua kampionati ndërkombëtar i arteve marciale. Në kampionat morën pjesë sportistë nga Shqipërisë, Kosova, Greqia apo Kroacia. Në total u zhvilluan 11 ndeshje për nivelet profesioniste, gjysmë profesioniste dhe amatore, ndërsa atmosfera ishte e nxehtë për shkak të pranisë së publikut durrsak dhe e mjaft turistëve në qytetin bregdetar. Të pranishëm përfaqësues të federatave të rajonit, nga Greqia, Kroacia, Kosova apo Serbia. Dy ndeshje në këtë turne ishin krysore.

Përfaqësuesi kuqezi, Migen Pepa, zhvilloi nje duel të fortë ndaj kroatit Nikola Jankoviç, duke fituar që në raundin e parë me dorëzim të kundërshtarit.  Në ndeshjen tjetër, sportisti i talentuar profesionist, Marko Doda pati një përballje të një niveli të lartë me kroatin tjetër, Leon Krajicic. Dueli nisi mjaft mirë nga Doda, por gjatë ndeshjes ai pësoi dëmtim dhe gjyqtari kryesor e ndërpreu luftimin duke u shpallur fitues pikërisht kroati Krajicic . Federata e Arteve Marciale zhvillon prej vitesh aktivitetin e saj në Shqipëri, ndonëse në kushte të vështira financiare, dhe ka arritur ta ngrejë nivelin, të shtojë numrin e pjesëmarrësve, me qëllimin kryesor afrimin e fëmijëve për t’i edukuar dhe larguar nga veset nëpërmjet sportit.

Sfidanti.al