Gorecka zgjedh Bajernin për shkak të rrogës 15 milionë euro

Kjo ishte një nga pengesat kryesore në bisedimet mes palëve dhe më në fund u tejkalua. Bajerni dhe Leon Gorecka lëshuan pe qe të dy, për të arritur një marrëveshje dhe për të pranuar rinovimin e kontratës deri në 2026. Do të thotë një shtyrje prej 4 vjetësh duke lënë me gisht në gojë Realin e Madridit që kishte plane të rëndësishme me mesfushorin e Gjermanisë. Rroga e Goreckës do të jetë 15 milionë euro siç bëjnë me dijë mediat, dhe kjo e qetëson trajnerin Julian Nagelsman, që tani pret rinovimin edhe të Xhoshua Kimihut. Sa për Levandovskin, besohet se ai do të vazhdojë edhe një vit në Mynih dhe pas tij do të kërkohet të merret Erling Halandi.

Sfidanti.al