Një nga shfaqjet më pashije në fushë gjatë futbollit të sotëm është puthja e simboleve të ekipit nga ana e futbollistëve pasi shënojnë ndonjë gol. E bëjnë dhe ata që largohen pas 20 muajve, apo edhe ata që ikin pas 20 viteve, por duket se me fanelat e reja Puma nuk do të mundet që ta realizojnë. Një gjë e tillë i ndodhi lojtarit të Fenerbahçes, Muhamed Gumuskaja, i cili u përpoq më kot që ta gjente stemën për ta puthur pasi shënoi në Ligën e Europës. Lojtari i shkretë gati e grisi bluzën duke e tërhequr, por stemë nuk gjeti. Fanelat e reja Puma kanë ndryshim nga ato të mëpërshmet, dhe ndoshta kjo mund ta bëjë futbollin pak më me shije.
Sfidanti.al