Junajtidi është i frikshëm edhe pa Varanin e me 15’ të Sanços

Paralajmërimi ishte një “salvo” me 5 të shtëna, dhe e tillë ishte fitorja e “djajve të kuq” ndaj Lids Junajtidit. Mançester Junajtidi e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e Premier Ligës, duke fituar 5-1 ndaj rivalëve të vjetër në “Old Traford”, ndërsa Rafael Varan iu prezantua 72 000 tifozëve përpara fillimit të ndeshjes, i pritur tepër ngrohtë dhe padyshim i kënaqur me atë që pa. Qendërmbrojtësi francez nuk luajti, ende nuk është gati, ndërsa Xhejdën Sanço ishte në fushë vetëm për 15’, por kjo nuk ndryshoi gjë për ekipin e trajnerit Solskjer. Më i miri lojtar i sezonit të kaluar, Bruno Fernandes, shënoi 3 gola, nga një shtuan Grinvud e Fred, ndërsa Pogba luajti mirë duke dhënë asiste e duke pasur raste. Ai mori notën 9.5 duke qenë më i miri në fushë.

Sfidanti.al