Pas Egjiptit, Kameruni. Skuadra me emër të madh do të sfidojë rekordmenin e titujve në Kupën e Kombeve të Afrikës të dielën në shtetin afrikan të Gabonit. Ekipi që shkëlqeu në Botërorin e vitit 1982 dhe pastaj, sidomos në atë të 1990-ës (arriti në çerekfinale), eleminoi Ganën në përballjen e tyre në katërshe. Gjysmëfinalja u përcaktua nga një gabim i rëndë në komunikim mes portierit Brimah Rzak dhe mbrojtësit Xhon Boje. Nga kjo, përfitoi Mihal Ngadeu, dhe mbrojtësi i Sllavias së Pragës e dërgoi topin në rrjetë. Në minutat shtesë, me “yjet e zinj” të hedhur të gjithë në sulm, Kristian Basong fiksoi rezultatin 2-0 pas një kundërsulmi të shpejtë. Egjipti e ka fituar 7 herë Kupën, ndërsa Kameruni e ka fituar 4, po aq sa Gana që mundi në gjysmëfinale.