Kristian Hërner: Red Bullit do t’i kthehet fati pas Anglisë e Hungarisë

Shefi i skuadrës austriake të Formula 1 mendon se gjithçka ka qenë e shkëlqyer për Maks Verstapenin këtë sezon, me përjashtim të garave ku fati ka qenë kundër. Ndërsa piloti holandez humbi kreun e renditjes së Botërorit, me 8 pikë më pak sesa Ljuis Hamiltoni, Kristian Hërner bën një përmbledhje të gjysmës së sezonit, ndërsa F1 është me pushime. “Ne fituam 6 gara gjatë gjysmës së parë të sezonit, – tha ai, – në Azerbajxhan nuk ishte faji i Maksit sepse pati problem me gomat ndërsa ai po kryesonte, në Silverston nuk ishte faji i tij (nënkuptohet që ishte i Hamiltonit), as në Hungari nuk ishte faji i Maksit. Fati ynë do të ndryshojë për mirë”.

Sfidanti.al