Është e pamundur që të mbijetosh në këto kohë të vështira, nëse nuk ke baza të fuqishme financiare, nëse nuk mbështetesh nga ndonjë sheik apo miliarder rus, apo nëse nuk ke një bazë tifozësh të ngjashme me Realin e Mançester Junajtidin. Napoli nuk i ka këto gjëra, pasi është popullor më shumë në Italinë e Jugut, ndaj edhe presidenti De Laurentis po mendon për sakrificat. Ashtu si Interi që humbi Hakimin e Lukakun, dhe mund të humbasë edhe Lautaro Martinezin, napolitanët janë gati të sakrifikojnë dikë nga yjet. Kartoni i Insinjes kushton 25 milionë euro, dhe nëse lojtari nuk rinovon, ai mund të largohet. Përveç kapitenit, mund të dëgjohen oferta edhe për mbrojtësin Kulibali apo për Fabian Ruizin. Vetëm nëse ka transferime në dalje, mund të ketë përforcime për Luçiano Spaletin.
Sfidanti.al