Kur Marina Granovskaja i telefonoi Bepe Marotës duke i thënë se ishte gati t’i jepte 110 milionë euro plus kartonin e Zapakostës, nga Milano përgjigja ishte “Romelu Lukakun e japim vetëm nëse kartoni i paguhet e para në dorë”. Atëherë, Granovskaja (krahu i djathtë i Abramoviçit), e pati të qartë se duhej vendosur shpejt. Telefonata e fundit ishte që Çelsi do t’i paguante me para në dorë të 115 milionë eurot e kërkuara, për të mos vonuar integrimin e sulmuesit belg me skuadrën kampione të Europës. Tashmë, gjithçka ka marrë fund dhe Lukaku do të jetë lojtar i Bluve të Londrës të cilët do ta kenë në kohën e duhur për Superkupën e Europës të mërkurën e ardhshme ndaj Vijarrealit. Merr fund edhe një telenovelë tjetër e verës, ndonëse dashuria nuk u tradhëtua aq rëndëshëm sa Mesi me Barcelonën.
Sfidanti.al