“Nëse PSG nuk fiton titullin në Francë këtë vit, falimenton”

E thotë ish-trajneri Luis Fernandez, i cili padyshim që e njeh mirë ambientin  në klubin parizien. Njeriu që e ka drejtuar Paris SG në një epokë tjetër të madhe sportive, ndonëse jo i mbështetur nga qindra milionë euro, deklaron se sheikët dhe trajneri Maurisio Pocetino e kanë lakun në fyt. “Sezonin e kaluar nuk e fituan dot titullin kampion në Francë, – thotë ai, – nëse nuk e bëjnë as këtë vit, do të ishte falimentim. Është e pakuptueshme sesi një skuadër kaq e pasur nuk arrin të fitojë”. Në të vërtetë, tek PSG synojnë Championsin,  por ja që Lila i la pa titull. Këtë verë ekipi është forcuar shumë me Donarumën, Ramosin, Hakimin, Vajnaldumin, u mbajt Nejmari dhe mund të qendrojë edhe Mbape.

Sfidanti.al