Gara për medaljet, afrohet SHBA po Kina vazhdon kryesimin për të artat!

Skuadra olimpike amerikane iu afrua vendit të parë në renditjen e medaljeve të arta në Tokio 2020, pas një dite të shkëlqyer. SHBA  ka 29 të arta ndaj 34 të Kinës që vazhdon kryesimin, ndonëse amerikanët kanë 91 medalje gjithsej ndaj 74 të kinezëve. Këtë ditë pati sfida shumë interesante.

Rusia do të luajë ndaj Francës për medaljen e artë olimpike në Tokio në volejboll për meshkuj.  Skuadra ruse mundi 3-1 Brazilin në një sfidë të fortë të denjë për finalen  e madhe,  ndërsa Franca kaloi 3-0 Argjentinën. Në vaterpol për femra, finalja do të jetë mes Spanjës dhe SHBA-së. Spanjollet kaluan Hungarinë në një duel të fortë me shifrat 8-6, ndërsa vajzat amerikane u treguan më lart sesa Rusia duke triumfuar me rezultatin 15-11. Rusia fitoi të artë në mundjen për meshkuj deri në 57 kg me anë të Zaur Ugujevit që fitoi finalen ndaj Ravit të Indisë. Në mundje për meshkuj deri në 86 kg, titullin olimpik e fitoi sportisti amerikan Dejvid Tejlër që mposhti në finale iranianin Jazdani.

Në garën e ciklizmit të femrave fitoi holandezja Braspeniks duke lënë pas neozelandezen Endrjus dhe kanadezen Zhenest. Në garën e sotme të meshkujve po në ciklizëm fitoi britaniku Uolls noeozelandezi Stjuart mori argjendin dhe Viviani i Italisë fitoi bronzin. Në pingpong për skuadra, kampione olimpike doli Kina që mundi 3-0 në finale Japoninë, ndërsa Hong Kongu mori bronzin. Në kacavjerrje për meshkuj fitoi spanjolli Hines Lopez ndaj amerikanit Koleman dhe austriakut Shubert. Në skejtbord për meshkuj fitoi Palmer i Australisë kundër Barroshit të Brazilit dhe Zhunosë së SHBA-së. Në maratonën 10 km të notit për meshkuj, i pari doli gjermani Velbrok, përpara Rasovskit të Hungarisë dhe Paltrinierit të Italisë. Në karate (kata) për femra, kampione olimpike doli spanjollja Sancez, ndërsa në kumite për djem fitoi francezi Da Kosta. Në hokej në bar për meshkuj, kampion doli Belgjika që mundi pas penalltive Australinë. Danimarka dhe Franca, ndërkaq,  do të luajnë finalen  e hendbollit për meshkuj. Danezët mundën Spanjën 27-23, ndërsa francezët kaluan Egjjiptin po 27-23. Në hedhje nga trampolina 10 metra për femra fitoi kinezja Çuan, përpara patriotes së saj Çen. Në kanoe 1200 metra meshkuj fitoi Totka i Hungarisë ndaj Ricës së Italisë e Hithit të Britanisë. Për femra, në këtë garë fitoi amerikania Harrison. Në bejsboll për meshkuj, SHBA mundi 7-2 në gjymëfinale Korenë e Jugut dhe do të luajë për të artë. Në kërcim trihapësh në atletikë për meshkuj fitoi portugrezi Piçardo, ndërsa në hedhje gjyleje në atletikë për meshkuj fitoi amerikani Krauser (në foto) me rekordin olimpik 23 metra e 30 centimetra.

Sfidanti.al